Nga Shqipëria / E Shtunë 25 Korrik 2020, 16:04

Humbin jetën 6 pacientë me Covid-19 në vend, mes tyre një 43-vjeçare

Gjatë përditësimit të situatës së Koronavirusit në vend, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se është rritur ndjeshëm numri i viktimave nga Koronavirusi në vend, duke shkuar në 134.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 6 qytetarë. Në spitalin Infektiv kanë humbur jetën një 43-vjeçare nga Tirana, një 65-vjeçar nga Kruja dhe një 79-vjeçar nga Tirana. Të tre ishin të intubuar prej disa ditësh, me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Në spitalin Covid-2, te Shefqet Ndroqi kanë humbur jetën një 62-vjeçar nga Pogradeci me sëmundje bashkëshoqëruese, një 57-vjeçar nga Kukësi dhe një 69-vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera.