Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dijë se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 304 persona të dyshuar me Covid-19, dhe janë konfirmuar 67 raste të reja.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 56 raste në Tiranë, 8 në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Sarandë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2637, që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në dy spitalet Covid po trajtohen 115 pacientë, 21 prej tyre janë në terapi intensive, 9 të intubuar.
