Ditën e sotme në media ka qarkulluar një video e mjekut infeksionist Pëllumb Pipero. Ai shihej duke pirë mes miqsh, pa maska dhe pa respektuar distancimin social.
Videoja është bërë virale dhe Pipero ka marrë kritika të shumta, pas të cilave ka reaguar me anë të një postimi në rrjete sociale. Mjeku ka sqaruar se videoja është realizuar disa muaj më parë në Velipojë, gjatë një dreke mes miqsh, të cilëve iu ka besuar dhe jetën.
“Te jesh person publik mesa duket ka nje kosto kudo, edhe ne nuk i shmangemi dot. I mirekuptoj te gjithe! Nderkohe dua te sqaroj se video i perket nje dreke mes miqsh ne Velipoje, rreth disa muaj me pare, ne kushte krejt te tjera edhe pse me Covid, me te cilin duhet te mesohemi te bashkejetojme pse jo. E ritheksoj, dreka ishte mes miqsh, te cileve duke i respektuar ju kam besuar jo vetem fytyren por edhe jeten!“, ka shkruar Pipero.
Video nga "Abc News"
