Ka shkuar në 129 numri i viktimave nga Koronavirusi në Shqipëri, pasi fatkeqësisht mbrëmjen e djeshme ka humbur jetën një tjetër pacient.
Bëhet fjalë për një 74-vjeçar nga Kruja, i cili ishte i shtruar prej ditësh në spitalin Infektiv në gjendje të rënduar, njofton "Dosja.al". I moshuari kishte dhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për vdekjen e tij, por do të dalë me një përditësim në orën 16:00.
