Nga Shqipëria / E Premte 24 Korrik 2020, 23:11

Zyrtare: Ky qytet i Shqipërisë ndryshon emrin

Duke filluar nga sot Ura Vajgurore do të quhet Dimal. Vendimi është marrë sot në mënyrë unanime nga anëtarët e këshillit bashkiak, ndërsa vulën do ta japë Kuvendi.

Komuniteti ka qenë dakord për ndryshimin e emrit, një çështje kjo që diskutohej prej kohësh. Ideja e këtij emërtimi vjen nga zbulimi i qytetit antik të periudhës ilire, rrënojat e së cilës u zbuluan në kodrën e qytetit.

Burimi: "Report Tv"