Nga Shqipëria / E Premte 24 Korrik 2020, 21:09

Mjekja e Infektivit ndan foton me barkun e rrumbullakosur: Ne punojmë bashkë këtu

Mjekja e Infektivit, Krisli Serani ka publikuar në rrjete sociale një foto me barkun e rrumbullakosur. Ajo shihet e veshur dhe e siguruar mirë, me duart që i mban te barku.

"Sepse ne punojmë bashkë këtu", ka shkruar Serani krahas fotos. Barku i saj tregon që mjekja është në muajt e fundit të shtatzënisë por sërish nuk e ka lënë punën. Ajo vazhdon të ndihmojë kolegët në luftën ndaj Koronavirusit.