Këngëtarja e njohur, Ciara është bërë nënë për herë të tretë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë, të cilit i ka vendosur emrin e bukur Win.

Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë Ciara , me anë të një postimi në Instagram. Këngëtarja ka publikuar një video gjatë momentit kur ka marrë vogëlushin në krahë.
View this post on Instagram
“Gëzuar ditëlindjen Win! Mami dhe babi të duan! Win Harrison Wilson", ka shkruar ajo krahas videos.





