Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë raportoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 5 viktima nga Koronavirusi. Mes tyre një 68-vjeçare nga Pogradeci.
Ajo ndodhej prej kohësh e shtruar në spitalin Infektiv dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese. Fatkeqësisht 68-vjeçarja nuk e fitoi dot betejën me Koronavirusin.
Vetëm pak orë pasi ka marrë vesh lajmin e trishtë, bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë në banesë. "'Meganews.al" shkruan se ai ka pësuar arrest kardiak.
Burimi: "meganews.al"
