Nga Shqipëria / E Premte 24 Korrik 2020, 18:06

'U infektua në spital', biznesmeni shqiptar humb jetën nga Koronavirusi

Biznesmeni i njohur shqiptar, Ladi Pasmaciu ka humbur jetën nga Koronavirusi këtë të premte. Lajmin e hidhur e kanë dhënë familjarët dhe miqtë në rrjete sociale.

Gazetari Elio Laze, njëkohësisht miku i tij, me anë të një postimi në rrjete sociale ka treguar se i ndjeri ishte infektuar te spitali Francez në QSUT. Ai kishte shkuar për t'i bërë analizat të shoqes.

Biznesmeni ishte pronar i fabrikës "Tre miqtë", një fabrikë e njohur ku prodhohen tre varietete të vajit të ullirit.

"Homazh per Ladin
Fjalet e fundit qe nuk i shkembyem
Vella, na e bere me hile. Heren e fundit qe erdha ne Ndroq kisha shume pune dhe refuzova ftesen tende per dreke. Te thashe qe do te vi brenda muajit. Une do te vija vertet Ladi, sepse po me mbaron vaji i ullirit qe prej vitesh e marr tek fabrika jote. Por ti nuk prite. Ashtu i gjindshem dhe i papertuar ti ike nje dite tek spitali Francez ne QSUT per te bere analizat e zonjes tende, aty ku more dhe Covidin. E more dhe e cove ne shtepi. Shabani babai yt iku ne boten tjeter nderkohe qe ti ishe ne spital po prej Covid. Nuk pate mundesi te ndaheshe me te, sic u ndave me nenen ne fillim te vitit. Dhe kjo te vrau shpirterisht. Pas kesaj mushkerite e tua te prekura nga Covid filluan te te linin me ritme te shpejta. Luftove ne koma prej disa javesh dhe sot u dorezove Ladi. Ti do te bashkohesh me prinderit, por te gjalleve qe le pas, i dhe nje dhimbje te madhe. Djemte e tu dhe bashkeshortja do ta mbajne lart emrin e fabrikes 3 miqte ne Ndroq dhe aty do kete perhere bereqet, sepse ti dhe shpirtin tend per ate vend. Jetoje me ullinjte dhe i doje me shpirt. Dhe ullinjte do te te nderojne. Bereqeti dhe miresia qofshin ne familjen tende.
Ik i qete Lad Pasmaçiu. Shmallu me prinderit dhe kerkoji ndjese Shabanit qe nuk e percolle. Te gjallet do rrojne e do te te kujtojne perhere.
Prehu ne paqe, mik!", ka shkruar Laze në rrjete sociale.