Nga Shqipëria / E Premte 24 Korrik 2020, 17:05

Me foton më të ëmbël me partnerin, Olta Gixhari zbulon gjininë e bebushit që po vjen

Aktorja shumë e dashur për publikun, Olta Gixhari do të bëhet së shpejti nënë për herë të parë. Ajo është në javët e fundit të shtatzënisë dhe sot e motra zbuloi se aktorja është në pritje të një djali. (Lexo këtu)

Gjininë e bebit e ka konfirmuar së fundmi vetë Olta, me anë të fotos më të ëmbël. Në fotën në fjalë shihet dora e saj dhe dora e partnerit, të kapura me njëra-tjetrën. Së bashku ato po mbajnë një palë atlete ngjyrë blu.

"Shiko kush po vjen! Djali ynë", ka shkruar Olta krahas fotos. Kujtojmë se aktorja ende nuk e ka zbuluar portretin e partnerit dhe kjo është një nga të rrallat herë që ajo ka publikuar foto me të.