Nga Shqipëria / E Premte 24 Korrik 2020, 16:04

E fundit/ 104 raste të reja me Covid-19 në vend, ja cili është qyteti më i prekur

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 564 të dyshuar me Koronavirus dhe janë konfirmuar 104 raste të reja.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 60 raste në Tiranë, 9 në Fier, 8 në Krujë, 7 në Elbasan, nga 4 raste në Kukës dhe në Berat, nga 2 raste në Korçë, Lezhë, Pogradec, Përmet dhe nga 1 rast në Shkodër, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe dhe Gramsh.

Në spitalin Infektiv dhe te Shefqet Ndroqi po trajohen 124 pacientë, 11 prej tyre të intubuar dhe 21 janë në terapi intensive.