Nga Shqipëria / E Premte 24 Korrik 2020, 16:04

E fundit/ Ngjarje e rëndë, i riu mbytet në lumin e Valbonës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tropojë. Një i ri ka pasur fund tragjik pasi është mbytur në lumin Valbonë. 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bujan teksa lajmi është bërë i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Dorjan Bezat.

Deri më tani nuk dihen rrethana të ngjarjes në fjalë, si dhe identiteti i të riut.