Nga Shqipëria / E Premte 24 Korrik 2020, 14:02

Mori pjesë në një festë familjare në Durrës, ndërron jetë 44-vjeçarja me Covid-19 te Infektivi

Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë një paciente 43-vjeçare me Covid-19 e cila ishte shtruar në spitalin Infektiv. Pacientja vuante nga diabeti por nuk e kishte ditur më parë se ishte bartëse e kësaj sëmundjeje.

Abc News bën të ditur se dyshohet se ajo bashkë me nënën dhe motrën e saj janë infektuar në një festë familjare që kanë zhvilluar në Durrës fundjavën e shkuar.

Për pasojë të infektuar janë edhe kunati i 44-vjeçares, motra e saj, e cila vijon të jetë e shtruar në spitalin Sanatorium ku është e intubuar, ndërsa pozitive me Covid-19 ka rezultuar edhe nëna e tyre.