Milko Mieles, 49 vjeç është infektuar nga Covid-19, por ky virus nuk po i ndahet. Mieles ka rezultuar pozitiv 15 herë që nga 17 Prilli. Ai po qëndron në vetizolim më shumë se 3 muaj.
Edhe pse nuk ka simptoma, Mieles vazhdon të rezultojë i infektuar dhe është rrezik për përhapjen e infeksionit te të tjerët.

“Shikoj pacientë që hyjnë dhe dalin nga këtu, vetëm unë nuk po dal. Jam pa simptoma, por virusi nuk ikën, është bërë shoku im”, tha Mieles për “Corriere della Sera”.
“Ëndrra ime është të ri takoj familjarët e mi, vetëm kaq dua”, shprehet italiani.
