Ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 27-vjeçar. I riu ishte infektuar me Covid-19, por ishte asimptomatik.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ai nuk kishte shfaqur simptoma të Covid-19, ndërkohë që mësohet se vuante nga talasemia.
Ministria e Shëndetësisë sqaron se i riu ka humbur jetën si pasojë e aksidentit vaskular cerebral
“Ministria e Shëndetësisë sqaron se, referuar shërbimit infektiv, një i ri 27 vjeçar nga Kavaja, ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit vaskular cerebral.
27 vjeçari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për COVID19. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes”, njofton MSH.
