Nga Shqipëria / E Premte 24 Korrik 2020, 09:09

E fundit/ Ndërron jetë pacientja 43-vjeçare me Covid tek Infektivi, lë pas një vajzë

Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm një paciente 43-vjeçare me Covid-19 e cila ishte shtruar në spitalin Infektiv. Pacientja me profesion farmaciste mësohet se vuante nga diabeti por nuk e kishte ditur më parë se ishte bartëse e kësaj sëmundjeje.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se motra e saj vijon të jetë e shtruar në spitalin Sanatorium ku është e intubuar, ndërsa pozitive me Covid-19 ka rezultuar edhe nëna e tyre.

Abcnews raporton se viktima 43-vjeçare ka lënë pas një vajzë 13-vjeçare. Për këtë humbje jete, nuk ka ende një reagim nga Ministria e Shëndetësisë.