Nga Shqipëria / E Enjte 23 Korrik 2020, 19:07

Pas postimit me flamur, këngëtarja serbe nuk ndal sulmet ndaj Dua Lipës: Zemër herë tjetër...

Postimi i këngëtares shqiptare, Dua Lipa me hartën e Shqipërisë etnike ka sjellë reagime të ashpra nga ndjekësit serbë. Mes tyre kanë reaguar edhe personazhe të njohur të ekranit dhe një ndër to është Jelena Karleusa. Këngëtarja serbe e akuzoi Duan se po shpërndante urrejtje, ndërkohë që i rikujtonte se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po përballej në Hagë për akuzat për krime lufte.

Dua u përgjigj duke thënë se nuk kishte qëllim të nxiste urrejtje, por të tregonte se Kosova meriton në hartë vendin që i takon. Pas këtij postimi, Karleusa ka reaguar sërish duke përdorur ironi me Duan.

"Zemër herën tjetër postoje një hartë aktuale që nuk përfshin territore të 4 shteteve në të, nuk është aq e vështirë, vërtet", shkruan këngëtarja serbe.