Pak kohë më parë u bë e ditur se ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi është ndarë nga partnerja e tij, Francesca Pascale. Mediat italiane raportonin se pas 12 vitesh bashkë, çifti i kishte dhënë fund miqësisht. Madje Pascale, e cila është një showgirl e njohur në Itali, i uroi gjithë të mirat Berlusconit në deklaratën e saj të fundit.

Mirëpo kjo ndarje duket se i ka kushtuar jo pak, por 20 milionë euro Berlusconit. Sipas Corriere, ai ia ka dhënë këtë shumë ish- të dashurës së tij, si një tip “shpërblimi” për prishjen e marrëdhënies së tyre, e cila nisi në vitin 2012.

Berlusconi, 84 vjeç, tashmë ka nisur një lidhje me deputeten 30-vjeçare Marta Fascina.

