Kreu i partisë së ekstremit të djathtë në Itali, Matteo Salvini ka publikuar mëngjesin e sotëm një foto nga shtëpia e tij. Salvini shfaqet duke buzëqeshur teksa mban në dorë një kapele, por të gjithë vëmendjen e ka marrë një detaj shqiptar.
Në raftin pas tij ndodhet një qeleshe tradicionale shqiptare, me shqiponjën dhe shkrimin “ALBANIA”.

“Mirëmëngjesi miq. Sot do të jem në Lampeduza. Italia dashuron dhe mbrohet, kufijtë mbrohen”, shkruan Salivini.
