Nga Shqipëria / E Enjte 23 Korrik 2020, 12:12

E frikshme/ 3 dhe 10-vjeçari hidhen nga pallati për t'i shpëtuar flakëve, banorët i presin me duar

Dy vëllezër u shpëtuan nga një zjarr që kishte rënë në apartamentin e tyre në qytetin juglindor francez të Grenoble. 3 dhe 10 vjeçari u hodhën nga rreth 10 metra dhe u kapën nga njerëzit që i prisnin poshtë.

Mediat franceze kanë publikuar videon që po bën xhiron e rrjetit me pamjet që të rrënqethin. 

Teksa njerëzit që shikonin ngjarjen bërtisnin, vëllai më i madh u var nga dritarja dhe e la veten të binte në krahët e personave që e prisnin poshtë.

Sipas mediave franceze djemtë u shtruan në spital së bashku me 17 banorë të ndërtesës.

Athoumani Walid, një student 25-vjeçar, i cili pësoi thyrje dore teksa ndihmoi për të kapur fëmijët, tha se dëgjoi ulërima dhe doli për të parë zjarrin që kishte rënë.

"Ne nuk dinim se çfarë të bënim", tha Walid. "Donim të shkelmonim derën por nuk ishte e mundur". Ata pastaj dolën jashtë dhe bërtitën që djemtë të hidheshin.