Nga Shqipëria / E Enjte 23 Korrik 2020, 11:11

Flet shqiptari i shëruar nga Covidi: Mos e fshihni, nuk është turp të jesh infektuar

Emir Useini është 25-vjeçari nga Tetova që e ka fituar luftën me virusin Covid-19 dhe sot i bën thirrje qytetarëve të infektuar të mos e fshehin këtë fakt, por të mbrojnë veten e të tjerët.

Mesazhi i Emirit vjen si apel nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë për të ngritur vetëdijen e qytetarëve dhe kujdesin e shtuar.

“Unë mendoj se qytetarët nuk duhet ta fshehin virusin, për arsye sigurie për të mos u infektuar edhe ndonjë tjetër dhe me qenë të gjithë të sigurt”, shprehet Emir Useini.