Nga Shqipëria / E Enjte 23 Korrik 2020, 11:11

Serbët bëjnë armik legjendën Francesco Totti, shkak Dua Lipa

Postimi i këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka bërë namin në rrjet gjatë këtyre ditëve. Dua publikoi një foto të banderolës së famshme Autochthonous me hartën e Shqipërisë Etnike, që Ballist Morina shpalosi në Beograd në përballjen Serbi-Shqipëri.

Shumë personazhe të njohur serb i janë kthyer kundër Dua Lipës dhe këngëtarja shqiptare është sulmuar vazhdimisht për këtë postim, edhe pse ajo vetë sqaroi se nuk kishte qëllim të nxiste urrejtje.

Mes personave që pëlqyen postimin e Duas ishte edhe Francesco Totti, legjenda e futbollit italian dhe e Romës. Këtë fakt media në Serbi nuk kanë ngurruar ta bëjnë lajm.

“Edhe ti vëlla?! Princit të Romës i pëlqen fotografia skandaloze e Dua Lipa”, shkruan mes të tjerash në titull “Kurir”.