Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Rovena Dilo e ftuar në emisionin “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, u shpreh kundër masave të reja nga qeveria dhe e quajti tallëse shumën prej 26 mijë lekë të rejash si pagë lufte.

Rovena u shpreh se do të ishte mirë që aktivitetet mu zikore të rifillonin, por me publik të kufizuar.
"Ajo që unë do të thoja si këngëtare dhe si një këngëtare me emër në Shqipëri, pavarësisht që nuk jam shumë fort pjesë e “liveve”, por edhe ato “live” që kemi pasur na i ka hequr. Ky nuk është një problem shumë i madh dhe nuk është pyetur ndonjëherë dhe nuk është vendosur ndonjëherë ujti në zjarr, për këtë kategori artistësh që nuk janë të punësuar diku, por janë të vetëpunësuar dhe këto masa, kjo pandemi, i ka marrë në qafë në kuptimin total të fjalës. I ka lënë pa asnjë mbështetje ekonomike, pra për ne nuk ka as pagë lufte, pra nuk ka as 26 mijë lekë të reja. Ndërkohë që duhet të ishte një pagë më e mirë se 26 mijë lekë të reja, sepse 26 mijë lekë të reja, pavarësisht që është rrogë që konsiderohet një Shqipëri, ndërkohë është një pagë tallëse", u shpreh Rovena.

"Megjithëse është një pagë për të gjithë shoqërinë shqiptare, kjo në përgjithësi është një pagë tallëse për të gjithë ne, përfshirë këtu dhe muzikantët dhe artistët që mendohet të jenë një pjesë frymëzuese për kombin. Mua ajo që s’më pëlqen është që gjithmonë në raste të tilla, është goditur sektori i artit dhe muzikës. Ndërkohë që sektori i artit dhe muzikës është sektori më vital. Pra, ku të marrim masa? Kë të kufizojmë? Muzikën, “live-n”, grumbullimin e muzikës dhe të artit", vazhdoi ajo.
"Aktivitetet masive mund të zgjidhen, të lejohen aktivitete më të reduktuara, siç kemi bërë me mundime të mëdha. Unë sapo mbarova me kolegët e mi një aktivitet me shumë mundim dhe me një numër shumë të reduktuar pjesëmarrësish, në “Amfiteatrin e Tiranës”.
Po të ishim një komb që do vlerësonim artin, arsimin dhe gjithçka tjetër që vlerësonte njeriun dhe jo fiziologjinë, ne do të ishim një tjetër komb, do të kishte jo vetëm një Rovenë, një DJ Sardi edhe një Gert, por do të ishim 30 veta tani në studion tënde. Por duke qenë se janë këta njerëz, që kanë këtë frikë prandaj janë kështu. Prandaj jam sot në “live-n” tënd, sepse dua them këtë. Shqiptar, ushqeni shpirtin mendjen dhe intelektin, kjo është kryesorja", u shpreh Rovena.
