Nga Shqipëria / E Mërkurë 22 Korrik 2020, 21:09

Ndiheni të lodhur nga përditshmëria? Epo Miriam Cani ka dy fjalë për të thënë

Çifti shumë i dashur për publikun, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj u bënë prindër për herë të dytë me 14 janar të këtij viti. Miriami solli në jetë një djalë të cilit i vendosën emrin e veçantë, Duam.

Si Miriami ashtu dhe Albani kanë publikuar vazhdimisht foto pranë fëmijëve të tyre, Amelisë dhe Duamit. Mirëpo përpos momenteve të lumtura, fëmijët kanë dhe lodhjen e tyre.

Me anë të një postimi të bërë së fundmi, Miriami ka treguar se asnjë lodhje nuk ka të krahasuar me të qenurit nënë. "Sa e lezetshme isha kur mendoja se lodhesha para se të kisha fëmijë! Shumë e lezetshme", shkruhet në postim.