Nga Shqipëria / E Mërkurë 22 Korrik 2020, 19:07

Arbana në pritje të ëmbël, Eduart Grishaj zbulon si do të jetë emri i bebushit

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Lajmin e ëmbël e bëri të ditur vetë moderatorja me datë 7 maj.

Eduarti ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin "Pushime On Top", ku mes të tjerash ka zbuluar si do të jetë emri i bebushit. Ai tha se emri do të jetë tipik shqiptar. “Emri do të jetë tipik shqiptar", u shpreh Eduarti.

Kujtojmë se Arbana është në javët e fundit të shtatzënisë. Në rrjet është përfolur se ajo është në pritje të një djali, mirëpo lajmi nuk është konfirmuar ende.