Nga Shqipëria / E Mërkurë 22 Korrik 2020, 17:05

Mbyllja e klubeve të natës/ Devis Xherahu shpërthen në lot: Qeveria po na zbon, nuk dua të largohem

Këngëtari i njohur Devis Xherahu, ashtu si shumë këngëtarë te tjere ka dalë kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e klubeve të natës me muzikë. Devisi ishte ne nje lidhje direkte me emisionin “Tempora” në RTV Ora ku u perlot kur u shpreh se dëshira e tij e madhe ishte që të bënte karrierë edhe në vendin e tij, në Shqipëri përveçse në Greqi. 

Kengetari u shrpreh se kjo masë që ka marrë qeveria i zbon këngëtarët pa dëshirën e tyre.

"Unë kam bërë karrierë rreth 11-12 vjet në Greqi dhe pasi fillova të ngrihesha aty, se u bëra dhe një person publik, mendova që të vija në Shqipëri, në vendin tim dhe ta vazhdoja aty karrierën time. Po ngrihesha andej duke mos më njohur vendi im. Thash do vij në Shqipëri, të njihem në vendin tim, pastaj të bëj karrierë nëpër botë. Janë 5 lekë më pak, por jam në vendin tim. Ky vend me këtë masë që mori, ne po na zbon. Unë nuk dua të largohem nga vendi im, do jem i fundit, si ai kapiteni i anijes. Por me këtë gjë që po bëhet ne nuk kemi mundësi tjetër.

Unë kam bërë një menaxhi të mirë të të ardhurave të mia dhe nga Greqia dhe nga këtu. Shqipëria nuk ka këngëtarë të pasur, ne nuk jemi as Micheal Jackson apo Celine Dion që të rrijmë edhe 100 vjet pa punuar”, u shpreh Devisi.