Reperi Capital T dhe modelja Adrola Dushi, të dy shumë të përfolur për jetën e tyre private, janë fotografuar së bashku dhe rrjeti po çmendet. Ka qenë Capitali ai që ka ndarë një foto pranë Adrolës dhe dyshja shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Për më tepër, reperi e ka shoqëruar foton me një zemër, duke i bërë të gjithë të dyshojnë. Menjëherë fansat kanë vërshuar me komente nëse janë në një lidhje.

Më parë Adrola është përfolur për një romancë me kandidatin për deputet në Kuvendin e Kosovës, Albin Gashin. Mirëpo ajo e ka mohuar lajmin në një rrëfim për "Iconstyle".

E pyetur rreth Capitalit, modelja ka refuzuar të përgjigjet. Heshtja e saj i ka shtuar akoma më shumë dyshimet. Reperi ishte i pranishëm dhe në ditëlindjen e Adrolës. Diçka ka këtu!








