Nga Shqipëria / E Mërkurë 22 Korrik 2020, 16:04

Rëndohet bilanci/ 3 pacientë me Koronavirus humbin jetën te Infektivi

Numri i viktimave nga Koronavirusi në vendin tonë vazhdon të rritet. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 23 orëve të fundit kanë humbur jetën 3 qytetarë.

Bëhet fjalë për një 57-vjeçare nga Tirana, një 62-vjeçar nga Fieri dhe një 80-vjeçar nga Tirana. Ministria ka njoftuar se të tre vuanin dhe nga sëmundje të tjera shoqëruese dhe fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me Koronavirusin.

Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.