Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 496 testime dhe janë konfirmuar 68 raste të reja me Koronavirus. Shifrat tregojnë se numri i testimeve është rritur nga dita e djeshme (482) por numri i rasteve të reja është ulur, pasi dje ishin 119.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 34 raste në Tiranë, 10 në Krujë, 5 në Durrës, 3 në Shkodër, nga 2 raste në Dibër, Shijak, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Elbasan Kukës, Lezhë, Vlorë, Tropojë, Kamëz, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Prrenjas, Klos. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 66 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2463 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.
