Nga Shqipëria / E Mërkurë 22 Korrik 2020, 14:02

U vra në mënyrë makabre nga ish i dashuri, Turqia ngrihet në këmbë për 27-vjeçaren

Vrasja e një vajze të re nga ish i dashuri, ka tronditur Turqinë, ku po bëhen protesta të shumta nga vajzat dhe gratë duke kërkuar respektimin e të drejtave të tyre. Pinar Gultekin, 27 vjeç, u raportua e zhdukur 5 ditë më parë. E reja e cila studionte për ekonomi, u gjet e vdekur në një pyll në Menteshe. Sipas mediave turke Pinar është mbytur për vdekje nga ish i dashuri i saj, Cemal Metin. Ky i fundit raportohet se e ka marrë Pinarin me makinë për të biseduar me të pasi ajo kishte zbuluar se ai ishte i martuar dhe me fëmijë.

“Kam pasur një lidhje me Pinarin. Ajo më kërcënonte vazhdimisht se do i tregonte gruas sime dhe më kërkonte para. Më kërkoi para edhe atë ditë. Do ja jepja, por u nevrikosa dhe e vrava i acaruar”, ka deklaruar vrasësi i 27-vjeçares.

Vrasja e Pinarit ka shkaktuar një reagim të ashpër nga të gjithë, duke përfshirë edhe politikantët. Ministrja Zehra Zumrut Selcuk deklaroi se do të sigurohet që Cemal Metin të marrë dënimin më të rëndë për vrasjen makabre.

“Vrasja e vajzës sonë Pinar Gultekin na dogji zemrën, një tjetër shpirt u copëtua. Ne do të ndjekim çështjen që vrasësi të marrë dënimin më të rëndë”, tha ministrja./xing.al