Modelja e njohur, Emina Cunmulaj, permes disa postimeve ne Instagram ka treguar se ka realizuar testin e Covid-19 për herë të dytë. Emina ka treguar procedurën për të gjithë ndjekësit e saj dhe shprehet se ky është një ndër testet më të vështira që ka realizuar ndonjëherë në jetën e saj.

Modelja shperthen ne lot pasi ben testin dhe tregon se per fat te mire doli negative.

“A jeni testuar ndonjëherë për COVID? Dola negative. Kjo ishte hera e dytë dhe ndihesh sikur do të të dalin sytë nga vendi”, ka shkruar Emina.

