Bashkëshorti i Kim Kardashian, reperi Kanye West ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave gjatë këtyre ditëve. Deklaratat e tij mbi Kim Kardashian dhe nënën e saj, Kris Jenner kanë shokur rrjetin. Kanye, i cili po kandidon për President të SHBA -ve, deklaroi se Kim u përpoq që ta mbyllte në spital psikiatrik.
“Kim u përpoq të fluturonte në Wyoming me një doktor për të më mbyllur si në filmin “Get Out” sepse unë qava pasi shpëtova jetën e vajzës time dje”, shkroi reperi.

Më pas Kanye akuzoi vjehrrëenner se pas shpërndarjes së videos intime të Kim Kardashian, fshihej vetë nëna e saj. Reperi shprehej se kishte bërë të pamundurën që Kimit të mos i duhet të shesë ate video. Sipas tij edhe dalja e Kim Kardashian në revistën PlayBoy, ishte vepër e Kris Jenner.

Nuk mbaron me kaq pasi në hapjen e fushatës presidenciale, Kanye beri nje tjeter deklarate tronditese. Reperi tregoi se ai dhe Kim kanë menduar të abortojnë vajzën e tyre të parë, North, e cila tani është 7 vjeçe. “Unë desh vrava vajzën time”, u shpreh ai duke qarë.

Pas ketyre deklaratave te bujshme, eshte ngritur shqetesimi se Kanye eshte ne mes te nje krize bipolariteti, gjendje per te cilen ka folur edhe me pare. Mediat e huaja tregojne se Kim ka dashur ta ndihmojë shumë të qetësohet.
Megjithate Kanye duket se nuk do ndalet me deklaratat dhe se fundmi ka shkruar ne Twitter se ka dashur ta divorcojë Kimin që kur ajo u takua me ish-in e Nicky Minaj, Meek Mill.

