Nga Shqipëria / E Mërkurë 22 Korrik 2020, 12:12

Sa është rritur/ Si rrallëherë Alketa Vejsiu pozon me të bijën: Vajza më e zgjuar

Alketa Vejsiu mbetet një nga moderatoret më të dashura për publikun, por edhe ndër më të komentuarat në media. Gjatë gjithë këtyre viteve në televizion, Alketa është treguar e rezervuar për jetën private dhe fotot me fëmijët e saj kanë qenë të rralla.

Megjithatë mbrëmjen e djeshme Alketa ka bërë një përjashtim dhe ka postuar një video në ë Instastory me të bijën.

Ndonëse moderatorja nuk e ka zbuluar të plotë portretin e vajzës vihet re se Nikol është rritur dhe mami Alketa nuk ka nguruar t’i bëjë një dedikim.

“Mama Keta puthe vajzën tënde! Vajza më e bukur, e zgjuar dhe e mrekullueshme që mund të kisha!”, shkruan Vejsiu.