Mëngjesin e sotem qindra qytetarë kanë pasur probleme në kalimin e kufirit me Greqinë.
Burime për "Abc News" bëjnë me dije se në Kakavijë, nga ora 12 e mesnatës së djeshme kufiri është mbyllur dhe udhëtarët presin në radhë. Një ndër qytetarët ka treguar" “Kemi që në 12 të natës të bllokuar, shteti të bëjë diçka. Unë jam rezidente në shtetin fqinj, nuk na kanë thënë asgjë para se të vinit ju. Ata nuk pranojnë që të kalojmë ne në Greqi, ndërsa lëvizja e kundërt lejohet, gjithmonë bëhet kjo padrejtësi, kjo nuk më pëlqen”.
Dogana greke bën me dije se ka probleme sistemi PLF që është një aplikacion që plotësojnë të huajt para se të hyjnë në Greqi.
Ndërkohë Qafë Bota një tjetër pikë kufitare duke filluar nga dita e sotme deri me 4 korrik do të jetë e mbyllur dhe hyrja në shtetin grek do të lejohet vetëm përmes pikave kufitare të Kakavijës, Kapshticës, Evzonin, Promaxona, Nimfea dhe Kipo.
Burimi: abcnews.al
