Nga Shqipëria / E Mërkurë 22 Korrik 2020, 11:11

Vdekja tragjike e 16-vjeçares shqiptare, nëna humb ndjenjat kur sheh fotot e së bijës

Vdekja tragjike e Marias, 16-vjeçares shqiptare e cila u gjet e pa jetë ka tronditur Trikalan. Teksa ende po hetohet per vdekjen e saj, prindërit e vajzës kanë bindjen se e kanë vrarë pasi sipas tyre Maria nuk kishte shkak të kryente vetëvrasje.

Lidhur me ngjarjen e rëndë mediat greke bëjnë të ditur se nëna e saj u rrëzua në tokë kur pa fotot me plagët fatale të së bijës.

Momenti i hidhur ndodhi të martën në mëngjes në zyrën e avokatit të familjes. Mediat greke raportojne se nëna e 16 vjeçares kerkoi të shihte foto nga vendi ku vajza u gjet e vdekur pasi ato janë pjesë e dosjes hetimore. Nena insistoi të shikonte pamjet edhe pse u paralajmërua se ishin të rë nda.

Raportohet se nëna e 16-vjeçares nuk i perballoi dot pamjet e rena dhe u rrëzua përtokë pak sekonda pasi pa fotot.