Nga Shqipëria / E Mërkurë 22 Korrik 2020, 10:10

E mbani mend Alvin Berishën? Shikoni sa ka ndryshuar sot vogëlushi që shpëtoi nga kampi i ferrit

Alvin Berisha, vogëlushi i cili u shpëtua nga kampi i ferrit Al Hol në Siri, që prej nëntorit të vitit të kaluar është kthyer në Shqipëri bashkë me babanë e tij. Alvin tashmë është transformuar që pas shpëtimit nga kampi i ferrit. 

Gjendja e tij shëndetësore asokohe nuk ishte e mirë, por tani vogëlushi është i shëndetshëm dhe i lumtur.

Se fundmi ai është takuar me presidentin Meta dhe nga fotot shihet se Alvin ka ndryshuar shumë.

“I lumtur të prisja sot në Presidencë dy miq të veçantë, Alvin Berishën dhe babain e tij, Afrimin”, shkruan Meta.