Ana Luca, kryeinfermierja e spitalit Infektiv la me dëshirë postin si administratore e spitalit polivalent në QSUT dhe po lufton cdo dite per jeten e pacienteve me Covid. Se fundmi Ana ka ndarë një video që tregon sakrificën e çdo dite të saj, teksa shihet duke hequr kostumin mbrojtës, dorezat, çizmet e maskën e mbuluar në djersë.
Ana shkruan se i jane zbardhur floket e i eshte rrudhosur fytyra teksa shprehet se nuk do ndalet ne kete lufte.
Postimi i Ana Luces: "Jane 5 muaj lufte.... me jane zbardhur floket.....me eshte rrudhosur fytyra... Por nuk me ka ikur buzeqeshja ...
Sepse ne jemi te gjithe bashke! ne jemi ne lufte me covid 19! Te heshtur e te perkushtuar!
Ne flasim me gjuhen e sherbimit mjekesor nga nje armate e tere personeli mjekesor!
“Por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur.”
Isaia 40:31"
