Me datë 25 Korrik Ermal Mamaqi do të mbajë një Webinar, ose ndryshe një Trajnim Online dy ditor rreth sekreteve dhe teknikave të suksesit.
Qëllimi i këtij trajnimi është t'iu mësojë të gjithë të interesuarve si të fokusohen në pozitivitet, si të ndryshojnë besimet që i pengojnë, si të përcaktojnë qëllimet, si dhe më kryesorja, t'i motivojë!
"4 pjesët e sekretit tim janë: mendo, përcakto, ndrysho dhe vepro", është shprehur Ermali, ndërsa këto katër pika kyçe do t'i sqarojë me detaje me datë 25. Gjatë trajnimit ai do të ndajë formulat e tij të suksesit, të cilat i ka nxjerrë nga eksperiencat vetjake, nga librat që ka lexuar, nga sukseset dhe dështimet në biznes, muzikë, televizion dhe filma.
Ky trajnim i lejon pjesëmarrësit të bëjnë pyetje dhe të shprehin mendimet e tyre rreth temave të caktuara.
Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë t'i bashkëngjiten Webinarit, mund të regjistrohen falas duke klikuar në linkun e mëposhtëm:
https://qvp9u9mz.sibpages.com/
