Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile në Greqi, Nikos Hardalias ka informuar këtë të martë rreth inspektimeve të kryera që nga 1 Korriku. Në këtë datë Greqia hapi kufijtë e saj dhe janë testuar gjithësej 127.000 turistë.
Hardalias ka njoftuar se nga pushuesit kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus 295 persona. 78 nga këto pushues nga Serbia, 63 nga Bullgaria, 61 nga Rumania, 23 nga Shqipëria dhe 6 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për kontrollet kufitare, ai tha se në tre javët e para në Greqi kanë mbërritur 918.032 persona. Z.ministri u shpreh më i shqetësuar për kufijtë tokësor. "Situata me vendet fqinje duket jashtëzakonisht e vështirë, por nuk ka asgjë për t'u trembur", tha ai në një deklaratë për mediat.
Burimi: "protothema.gr"
