Nga Shqipëria / E Martë 21 Korrik 2020, 17:05

6 javë pas lindjes së Kridit, Klea Huta mahnit me pamjen

Më 4 qershor të këtij viti, Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë. Klea solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Krid.

Përgjatë kësaj kohe, moderatorja është treguar shumë aktive në rrjete sociale, duke ndarë vazhdimisht momente pranë të birit. Ajo ka treguar se i vogli ua ka ndryshuar jetën përgjithmonë.

Duke bërë një përjashtim nga ditët e tjera, Klea ka publikuar sot dy foto të vetes ku shihet në super formë pas lindjes. Ajo ka marrë komplimente të shumta nga ndjekësit e saj.