Nga Shqipëria / E Martë 21 Korrik 2020, 16:04

Arbana do largohet nga televizioni? Moderatorja tregon planet për të ardhmen

Arbana Osmani mbetet një nga moderatoret më të dashura për publikun e që ka prezantuar disa nga formatet më të suksesshme. Së fundmi Arbana ka vendosur t'i përgjigjet pyejteve të ndjekësve në Instagram dhe një prej tyre e pyet "Pse nuk hap një restorant?”.

Arbana ka lënë të kuptohet se paska në plan për në të ardhmen.

“Do ta hap sapo të jem pak më e lirë nga punët”, ka shkruar moderatorja, teksa nuk dihet nëse do i përkushtohet me kohë të plotë biznesit apo do e menaxhojë njëkohësisht me punën në televizion.

Kujtojmë që Arbana është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do sjellë në jetë një vogëlush.