Fatkeqësisht, numri i viktimave nga Koronavirusi në Shqipëri vazhdon të rritet. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 4 qytetarë, duke e çuar në 117 numrin e viktimave.
Një 67-vjeçare nga Tirana dhe një 82-vjeçar nga Vlora kanë humbur jetën në spitalin Infektiv, ndërsa një 75-vjeçare nga Malësia e Madhe dhe një 80-vjeçar nga Tirana në spitalin "Shefqet Ndroqi".
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 4 pacientët vuanin dhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me Koronavirusin.
