Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 482 të dyshuar dhe janë konfirmuar 119 raste pozitive me Koronavirus.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 69 raste në Tiranë, 8 në Kavajë, nga 7 raste në Krujë, Tepelenë, 5 në Lezhë, 4 në Durrës, nga 3 raste në Elbasan, Pogradec, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Korçë, Has, Lushnje, dhe nga 1 rast në Mallakastër, Kamëz, Malësi e Madhe.
Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 4 pacientë janë të intubuar.
