Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Kosovë më datën 17 korrik 2020 bëri të ditur se një person ka pasur simptoma të COVID-19 dhe ka rezultuar pozitiv pas testimit. Menjëherë pas kësaj janë testuar të gjithë banorët dhe po ashtu stafi profesional, ku pas marrjes së mostrave, 30 banorë rezidentë dhe 9 anëtarë të stafit shëndetësor kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Dy nga të infektuarit janë në gjendje më të rëndë dhe të izoluar në hapësira të veçanta. Njëri prej tyre është tashmë i hospitalizuar në SHSKUK, ndërsa 27 banorët tjerë të cilët nuk kanë simptoma, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të izoluar në dhomat e Shtëpisë së të Moshuarve. Stafi janë në vetizolim në shtëpitë e tyre.
"MPMS në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë janë duke u angazhuar për të siguruar një ekip mjekësor, të cilët në mënyrë permanente do të jenë në shërbim të banorëve të Shtëpisë së Personave të Moshuar në Prishtinë, deri në tejkalimin e kësaj situate.”, thuhet në njoftim.
