Nga Shqipëria / E Martë 21 Korrik 2020, 12:12

Shërohet nga Covidi Robert Budina: Do padis Ramën, Veliaj bën koncerte

Regjisori Robert Budina ka treguar për mikrofonin e ABC News se është shëruar nga Covid-19 dhe ai dhe i vëllai e kanë kaluar pa simptoma.

Ai u shpreh se familjarët e tyre kanë dalë të gjithë negativë pas testimit.

“Jemi duke u marrë me këtë procedurë. Po merremi më dorëzimin e padisë, hartimin. Ne kryem procedurën që kërkuam, ndenjëm në shtëpi.

Por nuk e kuptuam asnjëherë nëse ishim të prekur apo jo. Familjarët tanë dolën negativë. Nuk kemi pasur asnjë shqetësim.

Po Veliaj që bën koncerte, apo ata nuk i kap virusi. Çështja është politike. Qeveria po krijon një ide terrori për këto masa”, tha Budina për ABC News