Nga Shqipëria / E Martë 21 Korrik 2020, 11:11

Djali sheh nga dritarja e spitalit nënën me Covid, mjekja shqiptare tregon momentin prekës

Mjekja shqiptare Anika Dokle ka publikuar një imazh prekës, ku shfaqet një djalë i ri që vështron nga dritarja e spitalit nënën e tij që lufton me Covid-19.

Dokle shkruan se djali çdo natë qëndron në atë dritare dhe shikon nënën e tij.

“Ky djalë kërcen çdo natë, pas pune, te dritarja e dhomës ku mbahet nëna e tij e prekur nga Covid-19”, shkruan mjekja.