Mjekja shqiptare Anika Dokle ka publikuar një imazh prekës, ku shfaqet një djalë i ri që vështron nga dritarja e spitalit nënën e tij që lufton me Covid-19.
Dokle shkruan se djali çdo natë qëndron në atë dritare dhe shikon nënën e tij.
“Ky djalë kërcen çdo natë, pas pune, te dritarja e dhomës ku mbahet nëna e tij e prekur nga Covid-19”, shkruan mjekja.

