Si masë për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të Covid-19, qeveria dje mori vendimin të ndalojë hapjen e klubeve të natës, diskove dhe Lounge Bareve apo shërbimeve të ngjashme si në ambiente të hapura ashtu edhe në ato të mbyllura. Gjithashtu qeveria ka vendosur ndalimin e muzikës pas orës 20.00 në të gjitha mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji.
Personazhe të njohur të showbiz-it kanë reaguar lidhur me këto masa, mes tyre edhe Florjan Binaj. Aktori ka publikuar një postim tepër ironik, me nota humori.
“Sipas një studimi të Universitetit të Surrelington në Tirinois të Maçaçuets, Covid-19 transmetohet edhe nëpërmjet notave të muzikës sidomos pas orës 20:00. Ky universiteti gjet tek një këngë një notë Do dhe një notë Sol pozitive me Covid, ndërkohë që tamponi i është bërë Mi-së, La-së dhe Re-së, ndërkohë Fa-ja dhe Si-ja kanë dalë negative në test", shkruan Flori.

"Po sufllaqet mund të mbajnë muzikë pas orës 20:00?", shkruan aktori në një tjetër postim.

