Është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 89 vjeçare aktori i mirënjohur Fuat Boçi. Aktori fierak i qindra roleve të njohura ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në qytetin e Fierit.
Rrugën e artit Boçi e nisi në moshë të re dhe është një nga themeluesit e Estrades së Fierit.

Boçi ka marre pjesë në rreth 160 premiera duke luajtur mbi 600 role, duke kujtuar rolet e Zeneli te komedia “Pas vdekjes” e Çajupit, dajua te “Shi ne plazh”, Sotiri tek komedia “Nje budalla e gjysëm”.
Fuat Boçi mban titullin “Qytetar Nderi i Fierit” dhe “Artist i merituar”.
