Nga Shqipëria / E Hënë 20 Korrik 2020, 22:10

Protestuesit shoqërohen nga policia, shpërthen muzikanti: Duan të na heqin bukën e gojës

Sonte në orën 20:00 para Kryeministrisë u mbajt një protestë kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e klubeve. Policia ka shoqëruar disa persona dhe ka kërkuar që protestuesit të shpërndahen.

Një muzikant është shprehur për mediat se me anë të këtyre masave, duan t'iu heqin bukën e gojës.

“Une jam muzikant dhe këto duan të na mbyllin gojën dhe çdo gjë. Duan të na heqin bukën, të na fusin në burg që ne mos të kemi mundësi të jetojmë në këtë vend që ne e duam kaq shumë. Ky është realizteti jonë i shpifur", është shprehur ai.

Burimi: "faxweb.al"